Siri tre civile te vrare ne Hama

Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë dje në Hama tre civilë, mes të cilëve një djalë 13-vjecar.
Ngjarja ka ndodhur teksa tanket e armatosura po përpiqeshin të hynin në qytet dhe banorët kishin bllokuar rrugën për t’i ndaluar.
Një mjek ka bërë të ditur se trupi i një prej viktimave ishte hedhur në lumin Oronte.
Të premten e kaluar në Hama u zhvillua një manifestim oqeanik kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad. Ndërsa të shtunën guvernatori i qytetit u shkarkua.