Siria: Do mbrohemi me mjetet më befasuese në rast sulmi
DAMASK- Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Walid Mouallem, tha sot se vendi i tij do të mbrohej në rast sulmi nga perëndimorët, dhe se kishte në dispozicion mjete mbrojtjeje që do të befasonin botën.
"Jemi përballë dy alternativave, ose të dorëzohemi, ose të mbrohemi me mjetet që kemi në dispozicion. Alternativa e dytë është ajo e duhura, ne do të mbrohemi", deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Damask.
"Të sulmosh Sirinë nuk është gjë e vogël. Ne kemi mjete mbrojtjeje që do t'i habisin të gjithë ", shtoi Mouallem.
"Ne po dëgjojmë alarmin e luftës rreth nesh. Nëse ata duan të ndërmarrin një sulm ndaj Sirisë, mendoj se alibia e armëve kimike nuk është ajo e duhura. I sfidoj të më tregojnë provat që zotërojnë", nënvizoi shefi i diplomacisë siriane duke iu referuar perëndimorëve.
"Informacionet e shpërndara nga administrata amerikane për përdorim armësh kimike janë të rreme", nënvizoi ai.
(m.a/afp/BalkanWeb)