E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria OKB rrit presionin mbi Damaskun

Është e dukshme që Qeveria e Sirisë nuk po i përmbahet planit të paqes, për të bërë përpjekje për t'i dhënë fund dhunës, theksoi në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Pas informimit të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki-Moon paralajmëroi se është i pashmangshëm rreziku i luftës civile në Siri dhe ajo mund të shkojë nga një pikë kthese deri në një rrugë pa kthim.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së Kofi Anan tha se Këshilli duhet të ushtrojë më shumë presion në Damask për të zbatuar planin e tij të paqes.

Komentet vijnë pas raporteve se 78 njerëz u vranë në qendër të Sirisë ditën Siria Siria, Ban Ki Moon: Barbarizëm i pa përshkrueshëmSiri, pengohen monitoruesit e OKB-së Siri, masakër e re në Hama e mërkurë.

Aktivistët e opozitës fajësojnë për vrasjet në fshatin Qubair forcat pro-qeveritare, ndërsa vetë qeveria akuzon "terroristët".

Pak orë para kësaj deklarate një nga zyrtarët e OKB-së denoncoi një tjetër sulm mbi vëzhguesit në terren.  

Siria
Siria, Ban Ki Moon: Barbarizëm i pa përshkrueshëm
Siri, pengohen monitoruesit e OKB-së
Siri, masakër e re në Hama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›