E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, OSHD: Mbi 500 të vdekur pas sulmit pranë Damaskut

BEJRUT- Mbi 500 persona duke përfshirë 80 fëmijë u vranë gjatë sulmit të dyshuar me armë kimike më 21 gusht, pranë Damaskut, bëri të ditur sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) duke shtuar se bëhej fjalë për një bilanc të përkohshëm.

OSDH ka regjistruar deri tani 502 të vdekur duke përfshirë 80 fëmijë, 137 gra dhe dhjetra kryengritës gjatë sulmit, që ndodhi në rajonet e Ghouta lindore dhe perëndimore, pranë Damaskut.

OSDH, një OJQ me seli në Britaninë e Madhe kishte regjistruar javën e kaluar 322 të vdekur.

Opozita siriane dhe vendet perëndimore akuzojnë regjimin e Bashar al-Assadit për vrasjen e qindra personave pas sulmit të dyshuar me armë kimike më 21 gusht, pranë Damaskut.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›