E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria, akuza të ndërsjellta SHBA-Rusi

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer akuza lidhur me dhunën në Siri.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri ka fajësuar Rusinë për përkeqësimin e situatës në Siri, duke dërguar armatim për regjimin e Bashar al-Asadit.

Zonja Klinton ka shprehur pakënaqësi që Moska i ka injoruar kërkesat e vazhdueshme për të ndërprerë lidhjet e saj me Sirinë.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat, duke shpjeguar se dërgimi i armatimit në Siri është i ndërlidhur me kontratat e mëparshme dhe se armatimet e tilla janë vetëm për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Shumë media kanë raportuar se Lavrovi ka akuzuar Uashingtonin për armatim të kryengritësve në Siri, por ai vetëm tha se Shtetet e Bashkuara po e furnizojnë rajonin “me mjete speciale”.

Zonja Klinton i ka hedhur poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara furnizojnë me armatim kryengritësit në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›