E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria debon ambasadoret perendimore

Siria ka shpallur si persona të padëshiruar ambasadorët e shteteve të shumta perëndimore, një javë pasi qeveri të ndryshme në mbarë botën dëbuan ambasadorët e saj.

Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Turqisë janë mes 17 diplomatëve të shpallur “person non grata”.

Më herët, presidenti Bashar al Assad fajësoi “ndërhyrjen e huaj” për ndarjen e Sirisë dhe për viktimat e regjistruara në masakrat e fundit, ku ka pasur edhe shumë fëmijë.

Ndërkohë, aktivistët deklarojnë se të paktën shtatë persona janë vrarë në aktet e dhunës të verifikuara në mbarë Sirinë ditën e martë. SiriaSamiti BE-Rusi për SirinëSiri, thyhet armëpushimiSiri, vriten 80 ushtarë

Katër civilë janë vrarë gjatë natës në një “operacion të madh ushtarak” në Kafrouaid, një fshat në veri të Idlibit, bëri të ditur Observatori për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.

Trupat dhe militantët pro-regjimit, të mbështetur nga tanke, kanë sulmuar edhe qytetin Kfar Zita në provincën qendrore të Hamas, si dhe kanë vrarë dy luftëtarë rebelë në qytetin-port mesdhetar të Latakias.

Gjithashtu, fshatra të shumë në jug-perëndim të qytetit të Homsit kanë qenë nën bombardimet intensive të ushtrisë, nga të cilat kanë gjetur vdekjen tre persona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›