E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria dhe Irani tema kryesore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Një temë e rëndësishme pritet të jetë edhe videoja e cila shkaktoi trazira në botën myslimane dhe solli vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, Kris Stevens.

Presidenti amerikan Barak Obama, në fjalimin që pritet të mbajë në hapje të punimeve të martën, pritet të fokusohet në Lindjen e Mesme.

Ky fjalim mbahet gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por stafi i Obamës thotë se nuk duhet të shikohet si një fjalim elektoral./Start/F. P/

                                                                                             2012-09-25 10:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›