E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria dhe Kosova, dallimet dhe ngjashmëritë e një ndërhyrjeje

Augustin Palokaj

Diktatori sirian Asad ka disa ngjashmëri  me kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviç: mungesën e ndjenjave për viktimat, mbetjen në pushtet me çdo çmim,  tentimin për të shfrytëzuar ndasitë në  bashkësinë ndërkombëtare dhe propagandën. Por  për dallim nga rasti i Kosovës, konsensusi për ndërhyrje në Siri nuk do të mund të arrihet në NATO.  Madje vetë disa shtete të NATO-s nuk kanë as konsensus të brendshëm për të mbështetur ndërhyrjen.  Prandaj ndërhyrja ushtarake do të jetë më shumë  nga SHBA-ja me disa aleatë individualë. Sikur në  vjeshtën e vitit 1998 dhe fillimin e vitit 1999, ed-he sot opinioni ndërkombëtar është i ndarë rreth  asaj se a duhet apo jo të ketë ndërhyrje ushtarake  ndërkombëtare. Atëherë ishte rasti i Kosovës, me  qindra e mija shqiptarë ishin dëbuar nga shtëpitë  e tyre, regjimi i Slobodan Milosheviçit refuzonte  secilën kërkesë ndërkombëtare rreth Kosovës, prej  asaj për të zvogëluar numrin e forcave ushtarake  dhe policore që mbante në Kosovë e deri tek kërkesat për të lejuar fëmijët që të shkonin në shkollë. Të  gjithë e dinin në vitin 1999 se Milosheviqin mund  ta ndalte vetëm forca. Dhe ai ishte mësuar që ndaj  tij për dhjetë vjet me radhë të mos përdorej forca  ndërkombëtare, që të hezitonte bashkësia ndërkombëtare për të pritur të ketë një zgjidhje paqësore dhe  të evitohej ndërhyrja ushtarake. Por kjo nuk ishte  e mundur dhe u pa me refuzimin që Serbia i bëri  Marrëveshjes së Rambujesë, të cilët e pranuan shqiptarët e Kosovës, por e refuzoi Serbia. Sot debati  zhvillohet për Sirinë ku, siç pretendojnë shërbimet  e zbulimit të SHBA-së dhe Francës, regjimi i Asadit  ka përdorur edhe armë kimike kundër popullatës  civile. Vetë presidenti amerikan, Barack Obama, si  dhe bashkëpunëtorë të tij, kanë përmendur rastin e  ndërhyrjes në Kosovë në vitin 1999 si një shembull  të mirë kur ndërhyrja ishte e domosdoshme edhe  nëse nuk kishte një rezolutë të prerë të Këshillit të  Sigurimit të OKB-së. Sot edhe zyrtarët e shteteve të  NATO-s thonë se ndërhyrja në Kosovë në vitin 1999  ishte „kontroverse por e domosdoshme“ duke pasur  parasysh mungesën e një rezolute të prerë të OKB-së që do ta autorizonte ndërhyrjen. Sikur në rastin e Kosovës para 14 vjetësh, ashtu  është sot në rastin e Sirisë nuk  mund të pritet që vendet si Rusia dhe Kina të pajtohen me një  rezolutë e cila do t’i mundësonte  ndonjë force perëndimore ushtarake të ndërhynte në një shtet të  pavarur dhe sovran. Por sikur në  atë kohë në Kosovë edhe sot në  Siri një ndërhyrje është e domosdoshme. Diktatori sirian Asad  ka disa ngjashmëri me kasapin  e Ballkanit, Slobodan Milosheviç:  mungesën e ndjenjave për viktimat, mbetjen në  pushtet me çdo çmim, tentimin për të shfrytëzuar  ndasitë në bashkësinë ndërkombëtare dhe propagandën. Por për dallim nga rastri i Kosovës, konsensusi për ndërhyrje në Siri nuk do të mund të arrihet  në NATO. Madje vetë disa shtete të NATO-s nuk  kanë as konsensus të brendshëm për të mbështetur  ndërhyrjen. Prandaj ndërhyrja ushtarake do të jetë  më shumë nga SHBA-ja me disa aleatë individualë. Ata që sot kundërshtojnë ndërhyrjen në Siri, të cilëve  nuk mund t’u mohohet e drejta të shprehim këtë qëndrim sikur nuk mund t’u mohohet as atyre që men-dojnë ndryshe, nisen nga një premisë e gabueshme.  Ata thonë se janë “kundër luftës”, me çka harrojnë  se në Siri tash e dy vjet është luftë. Ndërhyrjen e  huaj ushtarake pra e shohin si fillim lufte e në fakt  për një ndërhyrje të tillë ka nevojë pikërisht për t’i  dhënë fund luftës. Pra, si në rastin e Kosovës në vitin 1999 ashtu edhe në atë të Sirisë sot ndërhyrja  ushtarake do të shënonte fundin e jo fillimin e luftës. Një mësim që megjithatë duhet nxjerrë nga ndërhyrja në Kosovë është se kurrsesi nuk bën të për-jashtohet ndërhyrja tokësore nëse sulmet ajrore  nuk japin rezultate. Në rastin e ndërhyrjes në Kosovë një pjesë e shteteve të NATO-s nuk donin që të  shiheshin si aleatë ajrore të Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës, e cila  ishte e vetmja forcë që luftonte  forcat serbe në terren në Kosovë  në kohën kur NATO-ja ndërhynte  vetëm nga ajri. Duke përjashtuar në fillim mundësinë e ndërhyrjes tokësore, NATO-ja i dha  mundësi Milosheviqit që në tokë  të vazhdonte dhe t’i shtonte dhe  më shumë krimet ndaj popullatës  civile. Edhe sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë konsiderohet si njëra prej ndërhyrjeve më të suksesshme  të bashkësisë ndërkombëtare. Fakti se Kosova pas  luftës nuk u zhvillua pikërisht ashtu siç donin aleatët,  se në të vazhdon krimi i organizuar dhe korrupsioni,  se ka rritje edhe të jotolerancës dhe ekstremizmit  fetar, nuk e zvogëlon suksesin e ndërhyrjes së NATO-s, ndërhyrje të cilën ish-presidenti i ndjerë çek Havel  e pagëzoi si “Lufta e parë humanitare“. Edhe sot është legjitime që të mendohet se si do të  zhvillohet Siria pa Asadin dhe pas tij, të mendohet  se çfarë janë ata të cilët do të mund të vinin në  pushtet, por kjo nuk guxon të dalë si pengesë për  të ndërhyrë në shpëtim të qindra e mijëra apo miliona njerëzve, të cilët sot kanë nevojë për ndihmë.

(Marrë nga gazeta “Koha Ditore”. Botohet me shkurtime) 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›