E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria godet nje tjeter avion turk

Një tjetër avion turk është qëlluar nga forcat siriane ditën e hënë, bëjnë të ditur autoritetet turke.

Turqia zyrtare thotë se Siria ka gjuajtur një prej avionëve të saj që ishte duke marrë pjesë në operacionin e shpëtimit për avionin e rrëzuar nga forcat siriane të premten e kaluar.

Zëvendës/Kryeministri i Turqisë, Bulent Arinc tha se avioni i kërkimit dhe shpëtimit CASA, ishte duke kërkuar për avionin e rrëzuar F-4 Phantom, në momentin që ai u qëllua, megjithatë ai nuk u rrëzua poshtë pas paralajmërimit nga ana turke.

Ai u zotua SiriaDezertojnë të tjerë ushtarake sirianë Siri, thellohen humbjet për ushtrinë e AssadSiri, dhjetra viktima në 48 orë Siria nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për këtë gjest, por tha se Turqia nuk ka ndërmend të hapë luftë.

Ditën e martë NATO do të diskutojë rrëzimin e avionit, në një takim të thirrur nga Turqia, që është edhe një shtet anëtar i aleancës.
Siria
Dezertojnë të tjerë ushtarake sirianë
Siri, thellohen humbjet për ushtrinë e Assad
Siri, dhjetra viktima në 48 orë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›