E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sisoko mungesa e Juves në përballjen me Sampin

Torino - Mohamed Sisoko do të jetë mungesa e Klaudio Ranierit në përballjen me Sampdorian. Mesfushori ka patur disa komplikacionë në këmbë, duke mos u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Del Piero pritet të jetë në formacion që nga minuta e parë. Në sulm me të do të jetë Amauri ose Trezege, ku më i favorizuar është ky i fundit. Në mesfushë do të jetë Markisio, Tiago, Kamoranezi dhe Nedved.

Maxarri do të ketë në sulm për Sampdorian Kasanon dhe Paxinin. Luçini ka patur disa problem muskulare, duke i munguar kësaj sfide. Të njëjtin fat ka edhe Del Vekio.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja skuadrave.

Juventus-Sampdoria (E dielë, ora 15:00)

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Mellberg, Molinaro; Camoranesi, Marchisio, Tiago, Nedved; Trezeguet, Del Piero.

Në stol: Manninger, Ariaudo, Poulsen, Marchionni, Giovinco, Amauri, Iaquinta.

Trajner: Ranieri

Të padisponueshëm: Andrade, Zebina, Knezevic, Salihamidzic, Chiellini, Zanetti, De Ceglie, Sissoko, Iaquinta (I skualifikuar, 1)

SAMPDORIA (3-5-2): Castellazzi; Stankevicius, Gastaldello, Ferri; Padalino, Dessena, Palombo, Franceschini, Pieri; Cassano, Pazzini.

Në stol: Mirante, Raggi, Da Costa, Sammarco, Ziegler, Bellucci, Marilungo.

Trajner: Mazzarri.

Të padisponueshëm: Accardi, Krsticic, Campagnaro, Delvecchio, Lucchini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›