E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sistem i ri digjital në spitalin e Elbasanit, Koçiu: Të dhëna të detajuara mbi historikun e pacientëve


TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Në Spitalin Rajonal të Elbasanit është instaluar Sistemi i Informacionit Spitalor (HIS).

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se ky sistem i ri digjital ka filluar të aplikohet që nga shtatori 2023 në disa spitale rajonale dhe ofron të dhëna të detajuara mbi historikun e pacientëve, duke ndihmuar në menaxhimin e kujdesit shëndetësor, administrimin e saktë të barnave, si dhe ruajtjen e privatësisë së këtyre të dhënave.

“Digjitalizimi i të dhënave të pacientëve është një projekt ambicioz i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore, i cili do të realizohet në të gjitha spitalet rajonale, duke përmirësuar më tej shërbimet shëndetësore dhe menaxhimin spitalor”, informoi ministrja Koçiu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›