E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi Part-time, fituesit e Juridikut dhe Ekonomikut

Fakultetet e Drejtësisë, të Ekonomikut dhe fakulteti i Shkencave të Natyrës dega Biologji, publikojnë sot emrat e fituesve të programit të parë dhe të dytë të edukimit në distancë dhe me kohë të pjesshme. Për vitin akademik 2009-2010 do të nisin studimin në programin e parë part-time në Drejtësi 130 studentë, ndërsa në programin e dytë 67 studentë.


Fakulteti i Ekonomisë ka pranuar në programin e parë part-time 182 studentë. Nga kjo listë, 95 kanë fituar të drejtën e studimit në degën financë. Ndërsa në programin e dytë të fakultetit të Ekonomisë janë pranuar 95 studentë, prej të cilëve 52 do të ndjekin programin e studimeve të degës Financë. Për programin e studimeve part-time, në degën e Biologjisë, këtë vit kanë fituar të drejtën e studimit 97 studentë.


Një tjetër fakultet që pritej të publikonte fituesit e programit part-time, ishte fakulteti i Shkencave Sociale. Sipas Rektoratit të Universitetit të Tiranës, fituesit e degëve Sociologji, Psikologji, Filozofi, Punë Sociale dhe Shkenca Politike do të publikohen nesër. Në fakt të gjithë aplikantët për këto programe studimi duhej të kishin marrë përgjigje, nëse kishin fituar apo jo të drejtën e studimit, dy ditë më parë.


Por, një urdhër i nxjerrë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, e shtyu këtë afat, për t'u lënë mundësi të gjithë aplikantëve që kishin ankesa për përllogaritje jo të drejtë të notës mesatare që t'u drejtoheshin fakulteteve përkatëse.


Shikoni dokumentin ne pdf
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›