E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi antiraketorSHBA-Rumani fund negociatave

BUKURESHT- Bukureshti dhe Uashingtoni përfunduan sot negociatat për vendosjen në Rumani të elementëve të sistemit të ardhshëm mbrojtës antiraketë amerikan, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Teodor Baconschi duke shtuar se marrëveshja do të nënshkruhet në vjeshtë.

"Dy ekipet e negociatorëve përfunduan tekstin e marrëveshjes në lidhje me vendosjen e një sistemi mbrojtës antiraketë amerikan në Rumani'', theksoi Baconschi në një konferencë shtypi.

''Marrëveshja, negociatat për të cilën nisën në muajin shkurt 2010 do të nënshkruhet në vjeshtë, para se të dërgohet për ratifikim në Parlament'', nënvizoi ai.

''Dy vendet kanë bërë një hap të rëndësishëm me këto negociata përsa i përket zgjedhjes së vendeve për vendosjen e interceptorëve antiraketë'', njoftoi sot presidenti, Traian Basescu.

Bëhet fjalë për një ish-bazë ushtarake, Deveselu e ndërtuar rreth 60 vjet më parë me ndihmë të Bashkimit Sovjetik. Rreth 24 interceptorë të tipit SM-3 do të vendosen në këtë bazë dhe rreth 500 ushtarë amerikanë.

"Ky sistem do të ketë një rol të dyfishtë: mbrojtjen e vendit dhe dekurajimin e sulmeve të mundshme'', deklaroi Baconschi.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›