E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sistemi financiar, inflacioni dhe pagesat, në momentin më të mirë


TIRANË, 6 janar /ATSH/ Sistemi financiar, inflacioni dhe zhvillimet e pagesave kanë pasur progresin më të mirë dhe janë në momentin më të mirë gjatë këtyre viteve që Shqipëria ka pasur.

Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një videomesazh të publikuar në rrjete sociale teksa u ndal në zhvillimet kryesore makroekonomike gjatë vitit 2024 dhe pritjet për 2025. Sejko tha se, “ekonomia si pasojë e ndikimit të treguesve pozitivë, ka pasur një rritje të konsiderueshme” Sipas tij, parashikimet e Bankës së Shqipërisë por edhe të institucioneve ndërkombëtare në afatshkurtër dhe në afatmesëm, janë që do të kemi një rritje të mirë ekonomike midis 3.5 dhe 4%. “Në lidhje me të ardhmen, parashikimet tona mbeten pozitive, mbështetur kryesisht nga zhvillimet pozitive në terma të rritjes së aktivitetit ekonomik”, deklaroi Guvernatori. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›