E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti i miliardave peson disfaten e dyte radhazi

LONDER-Mancester Siti i miliardave ka pesuar disfaten e dyte radhazi ne kampionatin anglez duke bere qe posti i trajnerit Roberto Mancini te vihet seriozisht ne rrezik. Transferta e djeshme ndaj modesteve te Ulverhempton duhet te ishte ajo e revanshit pas humbjes se nje jave me pare me Arsenalin por ne te vertete ajo ka sherbyer per te futur ne krize nje skuader qe mendohej se ishte ndertuar per fitimin e titullit kampion. Disfata e djeshme e le Mancester Sitin 8 pike pas kryesuesve te Celsit. Ndeshja e djeshme nisi mjaft mire per Citizens megjithe mungesen e Karlos Tevez. Me Balotelin ne fushe qe nga fillimi skuadra e Mancinit gjeti golin e avantazhit ne minuten e 23-te. Stirman rrezoi David Silven ne zone dhe arbitri dha penallti te cilen Adebajor e ktheu ne gol. Por qe nga ky moment vendasit e rriten ndjeshem tempin e lojes. Ne fillim ata goditen traversen me Eduards ndersa me pas barazuan me nje gjuajtje te Milijas. Ne minuten e 57-te Eduards rikuperon nje top te kthyer nga portieri Xho Hart dhe shenon golin e fitores per Ulverhempton.
Celsi
Ne javen e 10-te ka vuajtur edhe Celsi por pritet e bukura te portierit Petr Ceh kane bere qe blute te dalin me 3 pike nga transferta e Blekbernit. Blute e Londres kane vuajtur levizshmerine ne sulm te dy Diuf-eve protagoniste te nje ndeshje te mire. Mame Diuf ka dhene sinjalin e pare duke vene ne prove Petr Ceh me nje parabel ndersa El Haxhi Diuf con ne koken e Benxhani i harruar nga Terri topin per golin e avantazhit ne mesin e pjeses se pare. Reagimi i Celsit konkretizohet ne fundin e pjeses se pare. Nje top i gjate i Maluda gjen koken e Drogba qe ul per Anelkane dhe ky i fundit barazon. Pak minuta para fundit kur Celsi dukej i kenaqur me nje barazim Zhirkov ben nje veprim te bukur dhe jep nje kros perfekt per koken e Ivanovic qe i jep tre piket Celsit. Blute e Ancelotit shkeputen me 5 pike nga ndjekesit e Arsenalit.
Arsenali
Nje gol ne minutat e fundit i Aleks Song i ka dhene 3 pike shume te vuajtura Arsenalit ne derbin ndaj Uest Hemit skuadra e vendit te fundit ne renditje. Cekicet jane treguar me te zote sesa thote klasifikimi i tyre ndersa portieri Grin ka pritur gjuajtje te shumta duke dhene pershtypjen se i ka kaluar fantazmat e Boterorit. Por 2 minuta para fundit Song shenon golin e fitores per Arsenalin duke ruajtur diferencen me Celsin kryesues.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›