Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama dhe vjedhjet e tij

Kryetari i Pd Sali Berisha reagoi për situatën e zjarreve, duke kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Kreu i PD-së hodhi akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse, ndësa sulmoi edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar si ‘narko’ dhe që ‘vazhdon ahengje nëpër bashki’.
Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi.
Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin.
Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur.
Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij.
Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh.