E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron evakuimin e banorëve

Bashkia Krujë ka dhënë urdhër për evakuimin e banorëve të zonave të Barabit dhe Llubanit.

Situata nga zjarret ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakë u janë afruar banesave.

Njoftimi:

???? URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

⚠️ Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

???? Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›