E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë në aksion, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në mënyrë intensive në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi me anë të një postimi, të shoqëruar me video, ka bërë të ditur se efektivë dhe mjete të Forcës Ajrore po mbështesin strukturat në terren.

Në malin e Dajtit, në Tiranë, në Lufaj të Mirditës dhe në Fushë-Lajë të Pukës, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Forcat e Armatosura, të angazhuara intensivisht në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.

Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lufaj, Mirditë – Vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe me 9 efektivë. Aktualisht, vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë – Vijon operacioni me angazhimin e 40 efektivëve të FA. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara”, shkruan ministri Nufi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›