E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë luftën me flakët, s’ka rrezik për banesat

Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura.

Po ashtu në Tërbun të Pukës, operacioni vijon me 30 efektivë të FA dhe dy helikopterë, ndërsa bëhet e ditur se zonat e banuara nuk janë në rrezik.

Edhe në Dajt të Tiranës vijon operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit, ku janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Sipas ministrit Nufi, Priska është nën kontroll, ndërsa vatra në Vakumone është izoluar.

“Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

???? Gurë-Lurë, Dibër – zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura. Vijon puna për shuarjen me 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Pa rrezik për banesat.

???? Tërbun, Pukë – operacioni vijon me 30 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

???? Dajt, Tiranë – vijon operacioni për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska nën kontroll; ndërsa Vakumone, e izoluar”, shkruan ministri Nufi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›