E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Ngushticën e Hormuzit, Trump përsërit thirrjen ndaj aleatëve: Disa vende janë në “rrugën e duhur”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, u shpreh se po inkurajonte vendet e tjera të bashkohen me operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se disa vende janë tashmë “në rrugën e duhur”.

Trump u shpreh se, disa vende dukeshin entuziaste për pjesëmarrjen, ndërsa të tjerat jo.

“Do të doja të thoja emrat e tyre, por sinqerisht nuk e di nëse do të donin apo jo që unë ta bëja këtë, sepse ndoshta nuk duan të jenë në shënjestër.”

Sipas Trump, vendet e tjera duhet të jenë “të lumtura të na ndihmojnë” me situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se nuk ishte i sigurt nëse vendet që potencialisht ndihmojnë operacionet dëshironin që përfshirja e tyre të bëhej publike.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se priten pak sulme të tjera, duke pretenduar se Irani tani ka “shumë pak fuqi zjarri” për të përdorur.

LEXO EDHE: “Do e keni punën keq”/ Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja i përgjigjen kërcënimit të Trump: S’ka qenë kurrë një mision i NATO-s

Më shumë se 30 anije minuese janë shkatërruar, pohoi ai, duke shtuar se SHBA-të nuk janë të sigurta nëse është hedhur ndonjë minë në ngushticë.

“Ne goditëm, me sa dimë ne, të gjitha anijet e tyre minuese… por nuk e dimë nëse është hedhur ndonjë, nuk jemi të sigurt nëse është hedhur ndonjë. Nuk e dimë nëse kanë hedhur ndonjë, por i kemi goditur të 30 anijet e tyre”, tha Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›