Situata në Ukrainë dramatike, OKB: 516 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit

Situata në Ukrainë vijon të jetë dramatike. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) informon se 516 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë. Nga raportimi i fundit i OKB-së, ditën e hënë, ka një rritje prej 42 viktimash.
Kjo organizatë thekson se janë plagosur 908 civilë. “Shumica e viktimave civile janë regjistruar nga përdorimi i armëve shpërthyese me impakt të gjerë, përfshi sisteme raketore dhe predha”, thotë OKB, që shton se me shumë mundësi numri i viktimave dhe të plagosurve është edhe më i lartë sesa ai zyrtar.