E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, bombardimet ruse pengojnë inspektorët e OKB-së

Ekspertët bërthamorë të OKB-së janë shprehur se do të vijojnë me planin e tyre për të shkuar për inspektim në centralin përthamor të Zaporizhzhias që mbahet nga rusët, pavarësisht raportimeve se një nga reaktorët e tij ishte mbyllur këtë të enjte për shkak të bombardimeve ruse.

Energodar, qyteti pranë centralit, u sulmua këtë të enjte, dhe raportohet se forcat ruse kanë bombarduar parprakisht rrugën që do të ndiqte ekipi me inspektorët e agejnicsë ndërkombëtare të energjisë atomike të kryesuar nga drejtori i kësaj agjencie Rafael Grossi, të cilët u nisën të mërkurën nga Kievi drejt objektit. 

Për bombardimet e fundit Moska pretendon se u ndërmorrën për të shmangur një përpjekje të ukrianasve për të rimarrë centralin.  – Këtë mëngjes ka patur një përshkallëzim të akvitetit ushtarak, por duke marrë parasysh se kemi ardhur deri këtu, nuk do të ndalim – u shpreh Grossi.

Agjencia e lajmeve Interfax- Ukraine thotë se 14 inspektorët po mbahen në pikën e kontrollit ukrainase Novooleksandrivka, rreth 20 kilometra larg centralit, ku po presin që situata të qetësohet që të vijojnë rrugëtimin.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ndërkohë u shpreh mëngjesin e kësaj të enjteje se vendi i tij po bënte gjithcka që të siguronte se centrali bërthamor i Zaporizhjas po punonte në mënyrë të sigurtë, dhe që inspektorët e agjencisë ndërkomëbtare të energjisë atomike të kishin mundësinë të përmbushnin detyrat e tyre.  Centrali bërthamor i Zaporizhjas, më i madhi i Europës, u pushtua nga rusët në muajin mars.

rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›