E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Situata në veri është në pikën më të lartë”/ Drejtori i Policisë së Kosovës akuza Serbisë: Ka dirigjuar sulmin e 29 nëntorit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha ka bërë publik raportin vjetorin për sigurinë në Kosovë.

Në këtë raportim vjetor, Drejtori i Policisë ka vënë theksin në faktin se bandat të cilat kanë kryer sulmin e fundi të 29 nëntorit janë të dirigjuara nga Serbia dhe më konkretisht brigada e veriut të vendit.

Sipas Drejtorit të Policisë, Gazment Hoxha siguia në veriun e vendit është në pikën më të lartë.

Kujtojmë se pak ditë më parë një sulm me eksploziv ndodhi në kanalin e Ibër Lepencit, që shkaktoi probleme me ujin e pijshëm për shumë qytetarë të Kosovës.

Sulmi u dënua ashpër nga autoritetet në Prishtinë dhe jo vetëm, të cilët pretenduan se pas tij fshiheshin bandat e lidhura me Serbinë.

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit ishte i dyti i atyre përmasave, pasi më parë një sulm i madh nga grupet kriminale serbe ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›