E Martë, 3 Nëntor 2026

Situata nga zjarret, MIA: 247 efektivë të FA të angazhuar, në gadishmëri strukturat lokale dhe qendrore

Për shkak të rrezikut maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit si pasojë e temperaturave të larta, Agjencia për Media dhe Informim bën me dije përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” se 247 efektivë të Forcave të Armatosura janë anagazhuar në mision në të gjithë vendin.

Në njoftim citohet se janë në gadishmëri 31 mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile si edhe 4 helikopterë për ndërhyjet nga ajri në çdo kohë.

Në citim theksohet se Ministria e Mbrojtjes shpreh angazhimin për ndërhyrjet e nevojshme, me prioritet zonat e banuara.

Për mbajtjen e situatës në kontroll janë në gadishmëri të plotë të gjitha strukturat lokale dhe ato qendrore.

Postimi i plotë:

“Rreziku nga zjarret

247 efektivë të Forcave të Armatosura janë anagazhuar në mision në të gjithë vendin.
Jane në gadishmëri 31 mjete të ushtris렠dhe emergjencave civile ,
shërbimet zjarrëfikëse dhe autoambulanca
4 helikopterë në gadishmëri për ndërhyjet nga ajri në çdo kohë.
Angazhim i strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës.
Ministria e Mbrojtjes shpreh angazhimin për ndërhyrjet e nevojshme, me prioritet zonat e banuara

#Mbrojta
#forcatearmatosura
#emergjencatcivile”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›