E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Situata politike, konfliktuale”, ambasadori italian Bucci: Partitë të bëjnë programe për qytetarët

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci e cilëson si  konfliktuale situatën politike në vend.

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare ai kërkon nga partitë që të prezantojnë programe elektorale të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Situata politike në Shqipëri vazhdon të jetë konfliktuale, do të jenë zgjedhjet për pak muaj dhe uroj që të jetë një fushatë elektorale e bazuar në fakte sepse besoj se zgjedhësit shqiptarë duhet të kuptojnë cilat janë programet, partitë çfarë duhet të bëjnë për të përmirësuar jetën e njerëzve, pra zgjedhësit do të të gjykojnë programet pra duhet të kuptojnë shqiptarët çfarë do të bëjë politika këtu”, tha ambasadori italian.

Ambasadori Fabrizio Bucci i bëri këto deklarata nga Gjirokastra, në përfundim të mandatit të tij ku u vlerësua nga Bashkia me titullin “Qytetar Nderi”.  Tashmë ai do të shërbejë si ambasador i Italisë në Gjermani./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›