E Premte, 6 Nëntor 2026

Situata problematike me zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zjarrfikës e mjete

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve.

Situata me zjarret në Greqi vijon të jetë prej tre ditësh. Më shqetësuese është paraqitur në Xilocastro, Peloponez.

“Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria. Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës. Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›