E Enjte, 5 Nëntor 2026

Situatë ironike në Kuvajt/ Komisioni parlamentar i Grave drejtohet vetëm nga burra

“Komisioni i Grave” i sapo emëruar në Kuvajt është bërë objekt talljesh dhe ironie online që prej formimit të tij të mërkurën, pasi është i përbërë nga tre burra. Ministria e informacionit të vendit dha lajmin se enti i ri përbëhet nga Saleh Theyab al-Mutairi, Osama Ahmad al-Munaëer e Osama Essa al-Shaheen. Por përdoruesit e mediave sociale nuk e pritën mirë zhvillimin. “Ju priftë e mbara zonja! Tre burra do të drejtojnë Komisionin e Grave në parlamentin e Kuvajtit”, shkruante me ironi një përdorues.

Disa komente të tjera ishin su më poshtë:

“Më mirë të ishte quajtur Komisioni i Përjashtimit të Grave”

“Askush nuk i ndihmon dot gratë përveç vetes së tyre. Për fat të keq do të jenë gjithnjë viktima të një shoqërie të dominuar nga meshkujt”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›