E Diel, 1 Nëntor 2026

Situatë kritike në Novoselë, Vjosa arrin kuotën 7.7 metra

Situata në Novoselë, Vlorë, vijon të rëndohet, pasi niveli i prurjeve të lumit Vjosa është rritur ndjeshëm.

Aktualisht, lumi ka arritur kuotën 7.7 metra, duke shkaktuar dalje të ujërave në disa zona të ulëta pranë shtratit.

Sipas autoriteteve, uji i Vjosës i është afruar banesave, duke shtuar rrezikun për përmbytje, ndërsa banorët po qëndrojnë në gatishmëri.

Sakaq, autoritetet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet pranë lumit dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

LEXO EDHE: Moti i keq, ja situata më e fundit në 12 qarqet e vendit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›