E Diel, 1 Nëntor 2026

Ska kush na ndale

Florent Malouda insiston se Chelsean nuk ka kush ta ndale kete sezon. Ylli francez thote se Manchester City dhe Arsenal do te jene viktimat e radhes te ekipit te Carlo Ancelottit. Lideri i Premierliges Chelsea e pati nje seri te jashtezakonshme prej pese fitoresh rresht duke shenuar plot 21 gola e duke pesuar vetem nje.

Disa njerez thone se rekordi i Blues eshte si rezultat i kualitetit te dobet te kundershtareve. Blackpool ishte ekipi i fundit qe u copetua nga furia e kalter te dielen.

Tash mesfushori i krahut te majte Malouda i cili shenoi dy gola te dielen po mendon per dy ndeshjet e radhes ne lige me Cityn dhe me Gunnersin. Perfaqesuesi francez ka realizuar plot 6 gola kete sezon dhe eshte njeri prej me te merituarve per rezultatet pozitive te ekipit te tij.

Njerezit nuk besojne per ato qe kemi arritur pasi thone se patem ndeshje te lehta. Keshtu qe ndoshta keto perballje do ta vertetojne se ne jemi te gatshem per cfaredo kundershtari. Kjo do te jete mundesi qe tu tregojme njerezve se ne jemi kampione dhe qe do ta mbrojme titullin me cdo kusht tha 30-vjecari per tabloidin britanik The Sun.

City regjistroi dy fitore shokuese ndaj Blues sezonin e kaluar. Pikerisht ky fakt e motivon edhe me shume ekipin londinez qe te hakmerret. Keto humbje do te jene motiv ekstra per ne. City eshte permiresuar. Sfide e jona eshte qe te fitojme atje. Edhe ata e kane mundesine qe ta shikojne veten nese jane te gatshem per te luftuar per titull vazhdoi Malouda.

Ne sezonin 2003-04 Arsenal ishte i pamposhtur. Por Malouda thekson se Chelsea nuk po mundohet ta kopjoje Arsenalin pasi ekipit te Roman Abramovichit do ti mjaftonte te shpallet kampion edhe nese peson ndonje humbje ne kampionat.

Edhe menaxheri Carlo Ancelotti i konsideron te rendesishme dy sfidat e radhes te ekipit te tij. Por trajneri italian thote se Chelsea e ka vertetuar se eshte i forte ne pese ndeshjet e para perkunder faktit se luajti me kundershtare jo dhe aq te forte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›