E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska negociata me Greqinë

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, Gazmend Turdiu

Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar deklaratat publike të opozitës se midis Shqipërisë dhe Greqisë po zhvillohen negociata të fshehta, nënshkrimin e marrëveshjes së dytë për kufijtë detarë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, deklaroi dje se ka një vendim të Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e një grupi pune për marrëveshjen detare me shtetin helen, por funksioni i tij është këshillimi i qeverisë shqiptare dhe jo negocimi me palën greke. Turdiu ka hedhur poshtë dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë thënë se negociatat po zhvillohen në mungesë transparence dhe se ekspertët që negociuan marrëveshjen e parë duhet të përjashtohen nga grupi i punës. Nuk ka negociata me palën greke.

(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›