S'ka pirë alkool prej 18 muaj

Nëse doni t’i ofroni Johnny Depp një pije, te jeni të sigurt që ajo të mos jetë alkoolike sepse përndryshe ju refuzon.
Aktori ka pranuar për revistën "Rolling Stone" se e ka lënë pas shpine alkoolin. Divi i Hollywood ka treguar se nuk ka pirë as dhe një gllënjkë prej 18 muajsh, që do të thotë që prej fundit të lidhjes me Vanessa Paradis.
Një periudhë disintoksikimi që i ka shërbyer, edhe pse Depp nuk ishte i varur nga shishja. "Nuk e ndjej nevojën e alkoolit në trup si droga. Jo nuk është ilaçi im, ka qenë si ilaçi, vetëmjekimi im që me kalimin e viteve kam përdorur vetëm për t’u qetësuar. Ese dua jam ne gjendje te pi pambarim, me jave e dite te tera por nuk kam motiv pse ta bej".
Siç duket ndryshe nga shumë të tjerë që pas divorcit ngushëllohen tek alkooli apo droga, Depp ka përfituar nga fundi i raportit me Vanessa Paradis për të ndryshuar për mirë stilin e tij të jetës./Indeksonline/