Skadon afati per bisedime midis dy Koreve
Ndërsa afati për bisedime skadoi mëngjesin e së premtes, Korea e Veriut nuk i dha asnjë përgjigje kërkesës së jugut për të mbajtur takime të nivelit të lartë me qëllim rihapjen e kompleksit të përbashkët industrial të Kaesongut.
Ditën e enjte, Seuli dha 24 orë kohë për të rënë dakord mbi mbajtjen e takimit, ndërsa kërcënoi që në rast të kundërt, fqinjët komunistë do të përballeshin me “pasoja të rënda”. Megjithatë, nuk është e qartë se cilat mund të jenë këto pasoja. Agjensia e Lajmeve e Koresë së Jugut “Yonhap” informoi gjatë mëngjesit se një mbledhje e këshillit të sigurisë është thirrur dhe në orët në vazhdim do të përcaktohet se çfarë Kriza koreaneKoretë, Jugu ofron bisedime me VeriunKorea e Veriut, kushte për negociata Korea e Veriut: Sulmojmë pa paralajmërim qëndrimi do të mbahet. Aktualisht, tensioni në gadishull është në nivele të paprecedenta pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare nga Këshillit i Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, për lëshimin e paautorizuar dhe antiligjor të një sateliti nëpërmjet një rreze të gjatë veprimi në dhjetor e një testi bërthamor në shkurt. Këtyre sanksioneve Peniani iu përgjigj duke anulluar armëpushimin me Korenë e Jugut dhe duke kërcënuar fqinjët, Japoninë e bazat amerikane në Azi me “shfarrosje bërthamore”. Midis veprimeve të njëanshme që ndërmori regjimi diktatorial në veri ishte edhe mbyllja e kompleksit, që mban në punë 53 mijë koreanoveriorë dhe sjell përfitime të rëndësishme për të dy shtetet. Një zonë industriale në anën koreanoveriore të kufirit të përbashkët, ajo e Kaesongut i ofron shumë kompanive të jugut që të përdorin krahun tejet të lirë të punës në vendin komunist, ndërsa Koresë së Veriut i shërben si një burim i unik i grumbullimit të valutës së huaj.