E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skadon afati per studimet part-time

Skadon afati i pritjes nga ana e Ministrise se Arsimit, te programeve te riformatuara te fakulteteve sipas Bolonjes, per sistemin part-time. Por, sipas burimeve nga MASH, edhe pse zv.ministrja u pati lene afat deri ne fund te janarit, duket se fakultetet nuk e kane bere nje gje te tille. Sipas Ministrise se Arsimit, ky proces eshte shume me vonese po te kemi parasysh faktin se ka perfunduar semestri i pare i shkollave me kohe te plote, si dhe per part-time nuk ka dale ende udhezimi, dhe as vendimi i Keshillit te Ministrave. Deri kur te ndodhe kjo, parashikohet te shkaktohen shume vonesa. Me shume sesa per kerkesat e maturanteve te shumte per keto lloj studimesh, duket se rikthimi i studimeve behet per motive financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›