Skandal me bastet e Botërorit, arrestohen 5000 të dyshuar në disa shtete

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku Të paktën pesë mijë persona kanë përfunduar në pranga në një superoperacion që udhëhoqi Interpoli qendror, duke dashur të ndëshkojë sa më shumë njerëz që janë përfshirë në bastet për ndeshjet e Botërorit që sapo ka përfunduar.
Aksioni policor është zhvilluar në mënyrë të njëkohshme, paralelisht në disa shtete, kryesisht aziatike.
Më tepër se 5 mijë persona janë arrestuar nga Interpol për baste të paligjshme të vëna për ndeshjet e botërorit në Kinë, Malajzi, Tailandë dhe Singapor, konfirmoi zyrtarisht nga Lioni i Francës, Jean-Michel Louboutin, Drejtori Ekzekutiv i Interpol.
Kreu i Interpol - Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, ka deklaruar se janë bllokuar rreth 800 pika ilegale të grumbullimit të basteve, në të cilat kanë qarkulluar më shumë se 155 milionë dollarë amerikanë.Këto para dyshohet të kenë prejardhje nga prostitucioni, trafiqe të ndryshme, pastrim parash etj., - thuhet në deklaratën që Interpoli publikoi në faqen e tij zyrtare duke cituar z.Louboutin.
Drejtori Ekzekutiv i Interpol vlerëson se me këtë operacion të njëkohshëm, ka arritur të realizojë një goditje e fortë ndaj botës së krimit në Azi.
Sipas njoftimit, Interpol ka sekuestruar përkohësisht deri në përfundim të hetimit, një numër automjetesh, karta krediti bankash dhe shumë kompjuterë.
r.b/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")