E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skandal në Pragë, tifozët shpalosin flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Një ngjarje skandaloze dhe aspak sportive ndodhi në ndeshjen e fundit të Spartës së Pragës, ku tifozët në përfundim të takimit shpalosën flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Edhe pse në skuadrën e tyre ndodhen 4 futbollistë shqiptarë si Laçi, Rrahmani, Krasniqi dhe Tuci, ata i kanë dalë në krahë, futbollistit serb Veljko Birmançeviç.

Pikërisht për këtë ka reaguar dhe klubi çek që ndonëse nuk ka përmendur fare skandalin që bën tifozët, ka shpjeguar mungesën e lojtarit serb në skuadër. Për këtë ka reaguar futbollisti dardan Albion Rahamani, që me anë të një postimi publikoi banerin e tifozëve “Dardanët” në duelin ndaj Qipros, ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›