E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në QSUT, Kosova shtonnga 16 në 52 Shefat e Shërbimit

Të tjera rreth shkrimit Urdhrit i Këshillit të Ministrave PDF Dokumenti i Urdhrit te keshillit te ministrave TIRANE- Skandal politik në strukturat e larta të mjeksisë shqiptare. Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova është hakmarrë ndaj Shefave të Shërbimit në QSUT.

Ministri Kosova nuk njeh emërimet e 16 Shefave të Shërbimeve Spitalore, emërimi i të cilëve ishte bërë sipas ligjit dhe me një urdhër të këshillit të Ministrave që mban datën 7 nëntor të 2012.

Ministri Kosova ka urdhëruar të kthehen 52 shefat e vjetër në QSUT.

Në atë kohë pakësimi i numrit të shefave në QSUT u bë dhe për mirëorganizim. Vetë ministri Kosova nuk u zgjodh mes 16 Shefave të Shërbimit. Burime nga Shqiptarja.com bëjnë të ditur se ky veprim vjen dhe për këtë arsye.

MJEKËT: KOSOVA PO HAKMERRET
Mjekët janë shprehur të indinjuar në lidhje me këtë vendim duke deklaruar se “Kosova po hakmarret pasi nuk plotësoi vetë kushtet për Shef Shërbimi”

Dokumenti i Urdhrit te keshillit te ministrave



(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›