Skandal në qeverinë kosovare, KTV: Zyrtarë me nga 5 vende pune
Kosovë- Nga 2 deri në 5 arrin numri i vendeve të punës që mbajnë zyrtarët e qeverisë së Kosovës.
Sipas RTK-së, ministrat si Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Besim Beqaj, Ramë Buja, kryetarë të komunave, Isa Mustafa e Blerim Kuçi, e shumë zëvendësministra e drejtues të institucioneve të tjera mbajnë më shumë se një vend pune.
Madje, ka të tillë që janë të punësuar edhe në 5 vende, siç është rasti me drejtorin e Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, numri i zyrtarëve qeveritarë që po punojnë në disa vende pune kalon i 800 persona.
Ky numër aq i madh shtyu edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të reagojë ashpër. Nga ana tjetër, Instituti Demokratik i Kosovës fajin e hedh të Agjencia Kundër Korrupsionit,- raporton RTK-ja.