E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandalet ne jeten private Rooney nuk perjashtohet nga formacioni

Tekniku i Anglise Fabio Capello nuk e ka humbur besimin tek sulmuesi i tij kryesor. Uayne Rooney do te shkelqeje ne ndeshjen kunder Zvicres ka deklaruar tekniku italian. Sulmuesi i Manchester United do te jete titullar ne sfiden eliminatore per Euro 2012 pavaresisht problemeve ne jeten e tij private.

Po ai do te luaje. Ka treguar nje forme shume te mire ne fushe dhe shpresoj se performanca e Rooney do te jete e njejte me ate qe pashe ne Uembley. Per skuadren eshte shume e rendesishme. Une jam menaxheri ata jane lojtaret eshte mire ti ndajme momentet e ndryshme u shpreh Capello.

Rooney deciziv ne te 4 golat e Anglise kunder Bullgarise eshte shfaqur i qete ne stadiumin e Basel St. Jakob. Faktet per jeten private te Rooney u publikuan nga dy tabloidet angleze te se dieles. Edhe kapiteni i Anglise Steven Gerrard mbeshtet Rooney duke thene se ndeshja do ta ndihmoje 24 vjecarin te lere pas kete moment.

Mendoj se futbolli te ndihmon per kete gje. Sapo ndeshja te filloje jam i sigurte se Uayne do te jete i perqendruar te luaje mire dhe te ndihmoje skuadren te marre tre pike ketu perfundoi Gerrard.

Ne Basel Ottmar Hitzfeld dhe Capello dy nga trajneret me te suksesshem te Europes ne nivel klubesh do te takohen per here te pare ne nivel kombetaresh ndash ku te dy kane patur jete te veshtire.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›