Skandali, Fazllic mashtroi me kompjuterat e MASH
Të tjera rreth shkrimit Lidhjet e Fazllic me familjen Berisha
TIRANE- Zbulohet një tjetër skandal ku rishfaqet sërish emri i serbo boshnjakut Damir Fazllic, por këtë herë në fushën e arsimit.
Një tender i Ministrisë së Arsimit për pajisjen e shkollave me kompjutera është fituar nga një kompani serbe në pronësi të Fazllic i njohur si “miku i ngushtë” i Berishës.
Por një raport i KLSH i 2010 konstaton se pajisjet që janë montuar në laboratorët e shkollave janë të një cilësië shumë të dobët kundrejt fondeve të dhëna për këtë qëllim, plot 10 miljonë dollarë.
KLSH: JA SHKELJET E KONTRATËS
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili është kryer në mars të vitit 2010 zbulon një abuzim me shifra marramendëse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Bëhet fjale për një kontratë me vlerë plot dhjetë milionë dollarë të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit me dy firma serbe “MpSoftGroup” dhe “CT Computers” të financuar nga Banka Botërore në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”. Sipas kontratës firma serbe ka fituar të drejtën të pajisë me 10 mije kompjutera, printera, skanera dhe pajisje të tjera kompjuterike në plot 665 shkolla në gjithë vendin.
Shkelja kryesore e kontatuar nga KLSH është cilësia shumë e dobët e pajisjeve. Kompania serbe ka siguruar pajisje laboratorike të një cilësie shumë të ulët, ndërkohë që MASH ka paguar gati 209 mijë dollarë më shumë sikur ato të ishin të cilësisë perfekte.
Një tjetër shkelje lidhet me zhdoganimet.
ASH ka paguar 4.3 miljonë lekë detyrime sikur pajisjet të ishin të markës së përcaktuar në kontratë dhe jo për pajisjet që janë zhdoganuar realisht.
Shkeljet e tjera zbulohen në numrin e sotëm te shqiptarja.com.
(ns/shqiptarja.com)