E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, OSSH: Nuk kemi asnje pergjegjesi

Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike, permes nje komunikate per shtyp ka reaguar duke thene se shpreh keqardhjen per incidentin qe ndodhi mbremjen e te merkures ne stadiumin kombetar, por kompania nuk ndjehet pergjegjese per kete situate.
Komunikata ben te ditur se transformatori qe eshte djegur eshte pjese e rrjetiti te brendshem te stadiumit dhe si i tille i perket vete stadiumit dhe nuk menaxhohet nga OSSH. Zyra e shtypit e OSSH njoftoi gjithashtu se ne daten 20 kompania i ka derguar nje shkrese drejtorise se stadiumit, ku e vinte ne dijeni se nese, stadimumi do te kishte nevoje per nje gjenerator, si burim alternativ energjie, duhet paguante qerane perkatese. Por sipas saj, drejtoria e stadiumit nuk i ka kthyer pergjigje, sikunder nuk i ka kthyer pergjigje as shkreses per akreditimin e grupit te elektricisteve te emergjences.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›