Skandali Olldashi, firma pa leje ndërtimi zotëroi monopolin e fibrave optike
TIRANE- Firma e urdhëruar nga ministri i transporteve Olldashi, për të zotëruar monopolin e fibrave optike, nuk ka pasur leje sheshndërtimi dhe as leje ndërtimi në kohën kur ka carë me qindra kilometra autostradë në të gjithë vendin.
Zbulimi i ri nga gazeta “Panorama” në numrin e sotëm u shtohet shkeljeve të faktuara diteve të fundit nga kreu i transporteve Sokol Olldashi. Ky i fundit, edhe pse firma që po aplikonte për një koncesion të pakërkuar nuk ishte e pajisur me asnjë leje ndërtimi apo leje sheshi ndërtimi i ka dhënë me urdhërin e tij dhe listën e rrugëve që duhet të cajë për shtrimin e fibrave optike.
Firma e Olldashit daton në 23 gusht të 2010 dhe në këtë datë firma e autorizuar “Albanian Comunication Union” nuk kishte fare license për punime në rrugë. Nuk kishte as leje ndërtimi dhe as leje sheshi, nuk ishte e regjistruar madje as në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike. Por këto nuk e kanë ndalur fare Olldashin të listojë në udhëzimet e tij gjithë rrugët dhe autostradat kryesore të vendit që të cahen nga firma në të gjithë gjatësinë e tyre.
Më në detaj, firma ka ndërhyrë në rrugët që lidhin Korcën me Pogradecin, Korcën me Kapshticën, Tiranën me Shkodrën dhe së fundi edhe në rrugën e kombit që kushtoi jo pak por 1 miliardë euro. Në ligjin për kontrollin dhe disipliminim e punimeve të ndërtimit sanksionohet qartë se zbatimi i këtyre punimeve duhet të kryhet vetëm nga persona juridikë të pajisur me licensë .Por sipas të dhënave në faqen zyrtare të MPPTT të paktën deri në janar 2011, ATU nuk rezulton të jetë e pajisur me lejen e punimeve civile. Kreyrja e punimeve nga firma pa licensë është një shkelje e rëndë që nuk përfundon këtu. Ligji parashikon kryerjen e punimeve të tilla vetëm pas pajisjes me leje ndërtimi dhe leje sheshi. Por dhe këto leje firma nuk i ka patur. Dhe për të përfunduar tek shkelja tjetër skandaloze, atë që në lidhjen e kontratës monopol nuk ishte marre parasysh fakti që firma do shtronte linjat e fibrave optike nuk ishte e regjistruar fare në regjistrimin e sipërmarrësve që ofrojnë projekte dhe shërbime të komunikimve elektronike publike. Ajo rezulton e regjistruar aty pas datës 1 dhjetor, ndërkohë që kontrata me urdhërin e ministrit është nënshkruar në 23 gusht të 2010.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Skandali Olldashi, firma pa leje ndërtimi zotëroi monopolin e fibrave optike