Skandali i naftes bruto

Në seancën e dytë në ngarkim të 16 të akuzuarve për skandalin e naftës “virgin”, shumica e të pandehurve i kërkuan gjykatës gjykim të shkurtuar duke e pranuar akuzën e prokurorisë.
Gjykimin e shkurtuar e kërkuan të gjithë shoferët e akuzuar për moskallzim krimi, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm në sallë.
Ndërkohë, avokati i biznesmenit Iliaz Fisheku, nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale, kërkoi jo vetëm gjykim të shkurtuar, por edhe vecim të dosjes nga pjesa tjetër. Po kështu edhe ish-punonjësi i Anti-kotrabandës, Arjan Daci kërkoi gjykim të shkurtuar dhe vecim të dosjes.
I pandehuri Dashamir Kasaj nëpërmjet avokatit NaftaVlorë, greva e urisë"Shumë naftë në Jon dhe Egje"Skandali i cilësisë së karburantit të tij, Gëzim Veleshnja kërkoi vetëm vecim të dosjes.
Prokuroria kërkoi kohë të njihej me materialet dhe të japë mendimin për kërkesën e të pandehurve.
Tashmë mbeten pa shprehur kërkesat paraprake katër të pandehur, mes të cilëve edhe Hajri Elezaj i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda dhe që me sa duket do të gjykohet me përfaqësimin e avokatëve, pasi vetë ai rezulton të jetë i arratisur.
Në kërkesën për gjykim, prokuroria pretendon se një sasi prej mijëra tonë nafte bruto, nuk është eksportuar jashtë vendit, sic thuhet në dokumente, por është shitur në Shqipëri e përzier me naftën e importit.
Kjo gjë sipas prokurorëve ka shkaktuar jo vetëm evazion fiskal, por ka sjellë edhe dëm tejet të madh për qytetarët të cilët janë mashtruar duke blerë naftë të papërpunuar.