E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i naftës ‘virgine’, biznesmenët kërkojnë lirinë

TIRANE- Hajri Elezaj dhe Ilias Fisheku, dy biznesmenët e akuzuar për kontrabandën e naftës virgine, kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë. Pak ditë më parë, administratori i kompanisë “Euroil” sha Elezaj dhe ai i “Fisheku” sha, Ilias Fisheku i janë drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tyre dhe lirimin e menjëhershëm nga qelia. Të njëjtën kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin nga burgu e ka bërë edhe I pandehuri Kadri Hajredini një nga shoferët e kompanisë “Fisheku” sha.

Gjykata e Lartë brenda pak ditësh do të marrë në shqyrtim rekurset e të akuzuarve për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve. Ndërkaq pranë gjykatës supreme pritet të mbërrijnë dhe kërkesat për lirimin nga të akuzuarit e tjerë që ndodhen në qeli, ku mes tyre ndodhet një punonjës dogane dhe një tatimesh. Dy biznesmen në bashkëpunim me 12 persona të tjerë akuzohen se në kundërshtim të hapur me ligjin dhe në dëm të konsumatorit shqiptar kanë tregtuar në tregun shqiptar naftë virgine, një produkt që është i destinuar vetëm për eksport.

Sipas prokurorisë, në dokument nafta deklarohej e eksportuar jashtë në një kohë që shitej në tregun vendas. Hetimet nisën pas akuzave publike që bëri ish-ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe energjetikës, Dritan Prifti, për kontrabandë të naftës ‘virgine’ përgjatë viteve 2007-2009. Ai dhe shpjegime në prokurori dhe zbardhi të gjithë mega-skandalin që u finalizua me arrestimin e 12 personave dhe shpalljen e dy të tjerëve në kërkim. aktualisht në qeli ndodhen dhjetë të akuzuar, pasi Bajram e Martin Fisheku, përkatësisht vëllai dhe djali i biznesmenit Ilias Fisheku janë liruar me vendim të gjykatës së Apelit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›