Skandali i reklames shteterore PS Transportet shpenzuan 800 mije dollare

Thellohet skandali reklamës shtetërore, i cili për të katërtën ditë vijon të denoncohet nga Partia Socialiste.
Deputeti Eduart Shalsi publikoi shifrën prej 800 mijë dollarë, shpenzuar nga Ministria e Transporteve drejtuar nga Sokol Olldashi, shumë e cila është përfituar nga tre gazeta proqeveritare.
Deputeti Shalsi ngriti edhe një tjetër problem që lidhet me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të drejtuar nga Spiro Ksera që lidhet me një kontroll të KLD-së nga ku u gjetën abuzime me fondet publike.
Rama: Fakte dhe shifra të korrupsionit qeveritar
Kryetari socialist Edi Rama, prej Zagrebit ku ndodhet për një vizitë, nëpërmjet rrjetit social 'Twitter' njoftoi se skandali i financimit abuziv te mediave propushtet ka hapur siparin e transparences non stop te fakteve dhe shifrave te korrupsionit qeveritar.
"Të gjitha faktet dhe shifrat do behen publike nje nga nje, e se shpejti ne nje website te posaçem çdo qytetar mund te marre e jape informacion", shkruan Rama.
Rama në Zagreb, takon krerët e vendit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Kryeqytetin e Kroacise, Zagreb.
Sic njofton zyra për shtyp e PS-së, gjate kesaj vizite, Zoti Rama u prit nga Presidenti Josipovic dhe Kryeministri Milanovic.
Gjate takimit me Presidentin Ivo Josipovic ne pallatin presidencial, lideri i opozites shqiptare e njohu kreun e shtetit kroat me zhvillimet me te fundit ne politiken shqiptare dhe sidomos mbi procesin e integrimit europian.
Zoti Rama kerkoi nga Presidenti kroat mbeshtetjen e plote te vendit me te ri qe do te behet pjese e Bashkimit Europian ndaj rruges se Shqiperise drejt marrjes se statusit te vendit kandidat.
Presidenti Josipovic i cilesoi si jetike per te pershpjetuar procesin e anetaresimit ne Bashkimin Europian.
Gjate dites se dyte te vizites ne Zagreb, lideri i opozites shqiptare u prit ne nje takim, nga Kryeministri Kroat, Zoti Zoran Milanovic. Biseda me Kryeministrin Kroat u perqendrua kryesisht ne situaten politike rajonale, por edhe ne politikat e reja per nxitjen e zhvillimit, punesimit dhe taksimit te ndershem.
Zoti Rama e njohu Kryeministin Milanovic me programin e Partise Socialiste 'Per nje Rilindje Shqiptare', nderkohe qe Kryeministri kroat ofroje ndihmen dhe bashkepunimin e tij per detajimin e programit qeverises te opozites shqiptare.