Skandali me alarmin e qumeshtit

"Rezultatet paraprake të dala nga ISUV na bëjnë të dyshojmë që norma e
Aflatoksinës në ato parti malli të dyshuara, pra që janë deklaruar dhe
institucioni homolog në Kosovë është mbi nivelin e Bashkimit Europian".
Ishte kjo deklaratë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, bazuar në dyshimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës që përhapi alarmin lidhur me rrezikun e konsumimit të disa markave të qumështit të prodhuara në vend dhe atyre të importit.
Por kur ende nuk kemi një përgjigje të saktë lidhur me nivelin mbi normat e lejuara nga BE të Aflatoksinës në këto parti qumështi, ministri i Bujqësisë, Genc Rruli deklaron se cështja e Aflatoksinës është një Skandali i qumështitMinistria: Qumështi, jo i dëmshëm Qumështi zëvendësohet me çaj Alarmi i qumështit me Aflatoksinë luftë e pandershme tregtare.
"Duke kuptuar qartë se çështja e Aflatoksinës nuk lindi si një problem dhe përkujdesje ndaj mbrojtjes, shëndetit të konsumatorit, por si një luftë e pandershme tregtare mes vendeve të rajonit ne kemi për detyrim politik, por dhe profesional të mbrojmë nga goditje të tilla jo vetëm thjesht industrinë tonë moderne të përpunimit dhe të ambalazhimit të qumështit, por çka është më e rëndësishme të mbrojmë dhe interesat e jo më pak se 20 mijë fermerëve shqiptarë", tha Ruli.
Ministri ka mbrojtur përfshirjen në këtë alarm, abuziv sipas tij, të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke thënë se reagimi i autoriteteve shqiptare ishte korrekt, pasi pala shqiptare nuk bëri mbrojtje të njëanshme të produktit vendas, në dëm të sigurisë së shëndetit të konsumatorëve.
Ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Panariti shkoi dhe më tej duke e quajtur alarmin e autoriteteve kosovare thjesht spekulative dhe pengesë artificiale për qarkullimin e lirë të mallrave mes dy vendeve.
"Javën që vjen kam ndërmend që me ministrin Hoxhaj të nënshkruaj një protokoll të bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Kosovës. Qëllimi është që ne të krijojmë hapësira sa më të mëdha të një tregu të përbashkët, ku te kemi qarkullim të lirë të mallrave, përfshirë këtu edhe produktet me origjinë shtazore, pa pengesa artificiale, siç ishte kjo pengesa e fundit, e cila ishte bërë thjesht për qëllime tregtare", tha Panariti.
Këto deklarata u bënë gjatë një konference të organizuar me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Shërbimit Veterinar Shqiptar.