E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me ndarjen e tortës së Pavarësisë

Gazeta Shqip

Në Tiranë sot u nda edhe torta e Pavarësisë, torta më e madhe e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës, Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim për shqiptarët duke shmangur fjalimet.

Copat e para për disa fëmijë janë ndarë nga Berisha, Kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Më pas atmosfera ndryshoi dhe njerëzit u sulën me babëzi mbi tortë, duke ofruar pamje vërtetë skandaloze. Jo vetëm që të babëzitur u sulën mbi tortë, duke e futur nëpër qese dhe tasa, por shumë prej tyre kishin hipur mbi tortë duke gjuajtur me copat e saj. U desh ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe forcave RENEA për të normalizuar disi situatën.
28 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Skandali me ndarjen e tortës së Pavarësisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›