E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në Brazil, Paneta: Ushtarët janë ndëshkuar

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se tre ushtarë amerikanë në ekipin e sigurisë dhe një pjesëtar i personelit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Brazil, janë ndëshkuar pasi dyshohen se kanë hedhur nga makina në kryeqytetin Brazilia një prostitutë, në fund të vitit të kaluar.

Incidenti është i ngjashëm me skandalin, në të cilin u përfshinë tre agjentë të Shërbimit Sekret Amerikan në Samitin e Kartagjenës në Kolumbi, para arritjes së presidentit amerikan, Barak Obama.

Duke folur para gazetarëve në Brazilia, Leon Paneta, tha se ushtarët e ndëshkuar janë tërhequr nga Brazili, ndërsa pjesëtari i personelit të ambasadës është larguar nga posti i tij.

Paneta tha se “nuk ka tolerancë për këtë lloj sjelljeje”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›