Skavica, një tjetër hidrocentral i madh në vend
Megjithëse tenderi është hapur që në vitin 2008, ai është shtyrë, ku shkak duket se është bërë edhe kriza.
Gjashtë kompanite e interesuara janë TGK Skavica srl, nje kompani italiane qe ka pergatitur edhe projektin, “Korea Electric Power Corporation”, STATKRAFT nga Norvegjia, konsorciumi VERBUND KELAG GRUP nga Austria dhe “R.W.E” AG nga Gjermania. Sipas përllogaritjeve, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreth 800 milion euro, ndërsa mendohet se do të prodhojë pas ndërtimit 1.3-1.8 miliardë kilovatore energji në vit.
E thënë në para, do të thotë se do të nxjerrë 60-80 milionë euro, duke pasur parasysh çmimet aktuale të energjisë që vendi ynë prodhon. Ajo që është më pozitive janë kompanitë në garë, të cilat janë të rëndësishme në tregun evropian të energjisë. Me ndërtimin e këtij hidrocentrali, vendi ynë do të ketë deri 15% energji më shumë.
Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, pranë fshatit me të njëjtin emër në Kukës, është projektuar gjatë viteve ’80. Atëherë vetëm sa i projektuar dhe u caktua vendondhja, por nuk u investua më tej. Ekspertët thonë se Skavica është më i rëndësishmi nga të gjitha kontratat e nënshkruara deri tani nga qeveria shqiptare, për shkak të sasisë së energjisë që pritet të prodhohet, si dhe për shkak të rentabilitetit shumë të lartë që pritet të ketë.
Dhënia me konsecion e këtij hidrocentrali, do të bëjë që energjia të shfrytëzohet për rreth 35-vite nga firma ndërtuese dhe vetëm më pas ai do të kthehet në pronë të Shqipërisë.