E Diel, 1 Nëntor 2026

Skema 250 mln lekë! Kompensimi për transportin, kërkesat deri në 1 gusht/ Si mund të përfitohet 50 lekë për litër

“Masa e kompensimit nuk mund të tejkalojë sasinë e karburantit të konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025”.

Ky është një prej kritereve të parashikuar në paketën anti – krizë për mbështetjen e transportit publik, që është godiur nga rritja e çmimit të karburantit.

Sipas projektvendimit të qeverisë, që përcakton mënyrën e kompensimit për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, në kuadër të paketës anti-krizë, kompensimi do të jepet në masën 50 lekë/litër për periudhën 3–mujore, mars, prill dhe maj 2026.

Ndërkohë që përfitimi të bëhet mbi bazën e konsumit real të dokumentuar. Shoqëritë e transportit duhet të paraqesin faturat tatimore të furnizimit me karburant, si dhe të dhëna të tjera financiare dhe identifikuese, përfshirë llogarinë bankare dhe numrin unik të identifikimit (NUIS).

Në rastet kur subjektet zhvillojnë edhe aktivitete të tjera, ato duhet të dorëzojnë dokumentacion shtesë për të ndarë sasinë e karburantit të përdorur për transport.

Procesi i aplikimit do të administrohet nga strukturat tatimore, të cilat do të verifikojnë dokumentacionin dhe do të përcaktojnë përfituesit. Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 1 gusht 2026.

Në total, efekti financiar i kësaj mase vlerësohet në rreth 250 mln lekë, të cilat do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane në kryeqytet.

LEXO EDHE: Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia! Ndihmë financiare edhe për transportin publik

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›