E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skema Kombëtare e Investimeve në bujqësi, Kote takim me fermerët në Dibër

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote zhvilloi një takim me fermerët e qarkut Dibër për t’i informuar mbi Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi.

Kote theksoi se, janë pesë masat për të cilat ofrohet mbështetja.

Skema Kombëtare e Investimeve oforn mbështetje për ndërtimin e serrave të reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimn e stallave, mekanizimin e bujqësisë dhe kosha e rrjeta për akuakulturë.

Që prej 30 shtatorit fermerët po aplikojnë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve janë të hapura deri më 8 nëntor.

Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi, një nismë e qeverisë shqiptare, synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit.

Fondi në dispozicion është 1.5 miliardë lekë dhe do të shpërndahet në formën e një granti prej 50 % për investimet kryesore në veçanti në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve. /a.f/

1 nga 20

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›